RRETH NESH

Rreth nesh

Ndërmarrja Ako Gradba nga Gostivari, ndërmarrje e cila ju ofron material të ndryshme ndërtimore të cilësisë së lartë. Ako Gradba u themelua vite më parë dhe falë punës korrekte ndaj klientëve, ndërmarrja tani ka fituar besimin për cilësi dhe kujdes.

Ako Gradba DOEL ka filluar me punë që nga viti 1992. Në treg ka vepruar fillimisht me emrin AKO KOMERC dhe puna kryesore e kompanisë e cila kishte pak eksperiencë, ishte prodhimi i dyshemeve, lamperi etj. Hapsirat e vogla në të cilat ka punuar AKO KOMERC nuk ishin pengesë për zhvillimin e veprimtarisë, ata ishin vetëm një sfidë për krijimin e një misioni të ri

‘Te bëhemi një kompani efikase, fleksibile dhe përparimtare”

Ne vitin 2004, kompania e ka ndëruar emrin në AKO GRADBA eksport -import, kemi zgjeruar veprimtarinë, gjithashtu edhe kapacitetin për prodhimtarine. Sot kjo kompani posedon depo me sipërfaqe 5000 m2, makina për prodhim të dyshemeve, llajsnave, dru për konstruktimin e çative, drasa të thata, llamperi, lesonit, dru për dysheme, oesbe tablla, drasa rezistuese ndaj ujit dhe të gjitha materialet e tjera nga druri të cilat i përpunon në bazë të porosisë.

Tek ndërmarrja Ako Gradba ju mund të gjeni të gjithë artikujt për ndërtimtarri duke filluar me blloka, çimento, hekur, armaturë, materaile të ndryshme për lyerje, tregera dhe stiropor.

Ndërmarrja Ako Gradba si përfaqësuese e ndërmarrjes Mladost nga Leskovci, ju ofron: Blloqet Termik EB 25 STRONG, Blloqet Termik EB 25 ECONOMIC, Blloqet Termik EB 20, Blloqet Termik EB 12 ,Blloqet Termik EB 10,Giter 5,Bllok Ndarje 12,Termo bllok,Termo bllok 33, pastaj tjegulla të kualitetit të lartë, si: TJEGULLAT Kontinental LUX, Tradicional LUX, Maestral LUX, Ornament LUX, Mbrojtsit e bores, Tjegull ventiluese, Kulmar, Kulmar përfundus, Kulmar Trekëndsh, Elementet Fundore, Paisje Shtesë për kulme, Tjegulla të engobuara.

Ako Gradba eshte edhe perfaqsues gjeneral i ndermarrjes per prodhime hidroizoluese “Bitumenka” – Crna Kraljica , si : BIVERPLAST T, ET, BIVERPLAST ALT, BIVERPLAST ALV, BIVERPLAST EPF, BIVERPLAST MPF, BIVERPLAST PF, BIVERPLAST PV – VERBIT, BIVERPLAST V, EV, BITULITA si dhe shume artikuj tjerë.

Ndërmarrja disponon edhe me hekurishten e saj me një sipërfaqe prej 120 m2 ku mund të gjeni elemente dhe paisje për amvisri, ngjyra të ndryshme, prodhime elektrike, maqina etj. Hekurishtja “Ako Gradba” është përfaqsues gjeneral për Gostivarin i kompanisë gjermane “Metabo”. Hekurishtja Ako Gradba ndodhet në hyrje të Gostivarit, respektivisht në rrugën Sedek Kostovski nr.53, ne unazen e parë.

Me potencialin e vetë, sot po kryen një numër të madh të aktiviteteve, nga importi i materialeve ndertimore(Bullgari, Bosnje, Slloveni, Austri), import të pajisjeve, transport, shitje me pakicë dhe shitje me shumicë. Si importues kryesor AKO GRADBA ofron edhe prodhime me çmime shumë te volitshme! Rezultati i punës së palodhshme bëhet me qëllim të qëndrimit me kohën kurse çdo herë kemi oferta aktuale me materiale të ndryshme ndërtimore. AKO GRADBA eksport – import do të zhvillojë aktivitete te cilat do të ndikojnë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e kompanisë dhe sigurisht në kenaqjen e nevojave të konsumatorëve.

Puna, përkushtimi, disiplina dhe organizimi i mirë janë çelësi për suksesin që e rekomandojnë ekspertët ekonomikë, por kompania e Maqedonisë “AKO GRADBA”, këtë mund ta konfirmojë me vepra.

KATALOGU I PRODUKTEVE